Flash News

E-TJERA

Historia e shqiptares që e dhunon i shoqi, e ka denoncuar 11 herë: Erdhi të na digjte

Historia e shqiptares që e dhunon i shoqi, e ka denoncuar 11 herë:

Jeta është kthyer në ferr për se 29-vjeçaren e cila shprehet se ka qënë vazhdimisht viktimë e dhunës në familje nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar.

Gruaja nga Shqipëria, e paidentifikuar me emër, tregoi se kjo është hera e nëntë që gjykata dënon ish-bashkëshortin e saj 38-vjeçar për sjelljen abuzive ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, por sërish ai ka dalë dhe e ka kërcënuar sërish.

Ngjarja e fundit që gruaja ka denoncuar në Polici dhe ka çuar në arrestimin e 38-vjeçarit ka ndodhur në orët e para të datës 30 mars, kur i akuzuari ka vizituar banesën ku jeton 29-vjeçarja me dy fëmijët e tyre të miturit dhe i kërcënoi se do t'i digjte të gjallë. Në fakt, ai nuk u ndal me kaq, pasi para se të dilte nga pallati i ka vënë flakën hyrjes.

Duke folur për protothema.gr, 29-vjeçarja deklaron se është e tmerruar dhe ka frikë për jetën e saj pasi ish-bashkëshorti e kërcënon vazhdimisht atë dhe fëmijët. Vetë ajo i kërkon drejtësisë greke që burri të mbetet këtë herë në burg, duke theksuar se nëse lirohet sërish do ta vrasë.

"Deri herën e fundit që u dënua, nuk pushoi së kërkuari dhe më kërcënoi. Unë jam ende në shok dhe fëmijët po ashtu. Ende nuk mund të qetësohem dhe kam shumë frikë për jetën tonë”, thekson 29-vjeçarja, duke shtuar se i akuzuari vazhdimisht shkonte në shtëpinë e saj dhe në shkollën e fëmijëve për t'i kërcënuar.

Duke përshkruar ngjarjen e fundit, 29-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria tha se gjithçka ka ndodhur në orën 04.30 të mëngjesit, kur i ka shkaur tek pallati dhe nuk është ndalur duke i rënë ziles.

"Isha e frikësuar dhe nuk e hapa derën, sapo kuptova se ishte ai, thirra policinë. Ai ka thyer derën kryesore me një kaçavidë dhe është ngjitur në katin e katërt. Ai bërtiste nga jashtë banesës “hapeni, do të djeg ty dhe fëmijët të gjallë”. Fëmijët tanë qanin, incidente të tilla ndodhin gjatë gjithë kohës. Dikush e pa duke vënë zjarrin. Ne telefonuam zjarrfikësin dhe Policinë. Thashë që e bëri ish-burri dhe se na kërcënoi, siç kishte bërë shumë herë të tjera, se do të na digjte të gjallë. Më ndjek në punë, nuk i lë fëmijët në shkollë,"-tregoi ajo.

Nga ana e tij, i pandehuri 38-vjeçar, me origjinë shqiptare, argumentoi – pa bindur gjykatën – se ato për të cilat ankohet 29-vjeçarja janë gënjeshtra dhe se asnjëherë nuk e ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij dhe as nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Atë ditë nuk kam trokitur në derë dhe kam vënë zjarrin. Unë jam i shqetësuar për fëmijët e mi, që nga 12 gushti nuk më lë t'i shoh. Ish-gruaja ime vazhdon të shkojë në Polici dhe gënjen. Me shpifje ma rëndon pozitën,”- tha ai./Protothema

Të fundit