Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarisht shkeli në Amerikë dhe e shpalli atë tokë të Spanjës. E hëna e dytë e tetorit është festë kombëtare në nderim të Kolombit në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1937.
Zakonisht thuhet se "Kolombi zbuloi Amerikën". Do të ishte më e saktë ndoshta të thuhet se ai e prezantoi Amerikën tek Evropa Perëndimore, gjatë katër udhëtimeve të tij në rajon midis viteve 1492 dhe 1502. Është gjithashtu me vend të thuhet se ai hapi rrugën për një fluks masiv të evropianëve perëndimorë që përfundimisht do të formonin disa kombe të reja përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Por të thuash se ai "zbuloi" Amerikën është një term disi i gabuar pasi aty kishte shumë njerëz kur ai mbërriti.
Po para Kolombit?
Pra, cilët ishin njerëzit që me të vërtetë meritojnë të quhen amerikanët e parë? Zëri i Amerikës pyeti zotin Michael Bawaya, redaktor i revistës Arkeologjia Amerikane. Ai thotë se njerëzit e parë erdhën këtu nga Azia ndoshta "jo më vonë se rreth 15,000 vjet më parë".
Ata ecën përgjatë shtegut Bering, që lidhte në atë kohë atë që tani është shteti amerikan i Alaskës me Siberinë. 15 mijë vjet më parë, nivelet e oqeanit ishin shumë më të ulëta dhe toka midis kontinenteve ishte qindra kilometra e gjerë.
Zona duhet të ketë ngjasuar me atë që shohim sot në gadishullin Seward të Alaskës: tundra të zhveshura dhe të thata. Por, megjithë kushtet e pafavorshme, jeta atje lulëzoi.
Sipas Shërbimit Kombëtar Amerikan të Parqeve, "shtegu luajti një rol jetësor në përhapjen e jetës së kafshëve dhe bimëve mes dy kontinenteve. Shumë lloje kafshësh lëvizën nga një kontinent në tjetrin përmes shtegut Bering. Zogjtë, peshqit dhe gjitarët detarë krijuan modele migrimi që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite".
Arkeologët thonë se njerëzit ndoqën të njëjtën rrjedhë, përmes gjuetisë për ushqim, dhe strehimit. Pasi mbërritën këtu, njerëzit u shpërndanë në të gjithë Amerikën e Veriut dhe përfundimisht në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut.
Deri në vitet 1970, këta amerikanë të parë quheshin Klovis. Ata e marrin emrin e tyre nga një vendbanim i lashtë i zbuluar pranë Klovisit, në Nju Meksiko, që daton mbi 11,000 vjet më parë. AND-ja e tyre sugjeron se ata janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të gati 80 përqind të të gjithë njerëzve autoktonë në Amerikë.
Por historia shkon më tej. Sot, besohet gjerësisht se para Klovisëve, këtu kishte njerëz të tjerë dhe siç thotë zoti Bawaya, "ata në të vërtetë nuk janë identifikuar". Por ka pasues të tyre në shtetet amerikane të Teksasit dhe Virxhinias, e deri në jug në shtete si Peruja dhe Kili. Ne i quajmë ata, për mungesë të një emri më të mirë, njerëzit para-Klovisëve.
Dhe për t'i bërë gjërat më të komplikuara, zbulimet e fundit mund ta shtyjnë mbërritjen e njerëzve në Amerikën e Veriut edhe më pas në kohë. Mbase deri në 20,000 vjet ose më shumë më parë. Por shkenca për këtë teori nuk është e vërtetuar ende.
Përsëri tek evropianët
Kështu që tani për tani, Klovisët dhe para-Klovisët, të zhdukur prej kohësh, por ende ekzistues në kodin gjenetik të pothuajse të gjithë amerikanëve vendas, meritojnë nderimin për zbulimin e Amerikës.
Por ata mbërritën në bregun perëndimor. Po të ardhurit nga lindja? A ishte Kolombi i pari evropian që vështroi parajsën e gjelbëruar që duhet të ketë qenë Amerika shekuj më parë?
Jo.
Ka prova se evropianët vizituan atë që tani është Kanadaja rreth 500 vjet para se Kolombi të nisej. Ata ishin vikingët dhe provat e pranisë së tyre mund të gjenden në ishullin kanadez të Njufaundlendit në vendin e quajtur l'Anse Aux Meadows. Tani ai është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Sot zona është e djerrë, por një mijë vjet më parë aty kishte pemë kudo dhe zona me gjasë është përdorur si vend ndalimi gjatë dimrit, ku Vikingët rregullonin anijet e tyre dhe qëndronin gjatë motit të keq. Nuk është mjaft e qartë nëse zona ka qenë një vendbanim i përhershëm, por është e qartë se Vikingët ishin aty shumë përpara Kolombit.
Një mister i fundit
Dhe për të shtuar një tjetër hallkë në historinë e zbulimit të Amerikës, të hedhim një vështrim tek patatja e ëmbël.
Bima e njohur e Amerikës së Jugut ka qënë në Polinezi 1000 vjet më parë.
Atëherë, si mbërriti atje?
Duke krahasuar ADN-në e patateve të ëmbla polineziane me ato të Amerikës së Jugut, shkencëtarët mendojnë se është e qartë që dikush ose i çoi në Polinezi pasi vizitoi Amerikën e Jugut, ose banorët e ishujve i sollën nga Amerika e Jugut kur po eksploronin Oqeanin Paqësor.
Përzierje kulturash
Pra, çfarë përfundimi mund të nxjerrim nga të gjitha këto?
Këtu në Zërin e Amerikës, ne përpiqemi të tregojmë historinë e Amerikës. Dhe ajo që është e qartë është se Amerika ka qenë një përzjerje kulturash qindra vjet para se Statuja e Lirisë të fillonte t'i bënte thirrje botës: "Më jepni të lodhurit tuaj, të varfrit tuaj, ata që dëshirojnë të marrin frymë të lirë".
Në fakt, Amerika e Veriut dhe e Jugut janë poliglote kulturash që shtrihen para se të fillonte të shkruhej historia. Dhe njerëzit kanë ardhur që nga ajo kohë këtu, në kërkim të një jete më të mirë, ushqimi të bollshëm, dhe mundësish të shumta. Sot ndoshta, jo shumë ka ndryshuar./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38