Flash News

E-TJERA

Hoxha: Sulmi i avokatit, për kullat te diga e Liqenit!

Hoxha: Sulmi i avokatit, për kullat te diga e Liqenit!

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje për sulmin brutal nga avokatit Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në gjendje koma. 

I ftuar në MCN, Hoxhatha se kjo është një ngjarje që ka lidhje me një konflikt të avokatit me klientët e tij për ndërtime në kullat te diga e Liqenit.  

"Kjo çështje, në fakt rezulton një problem pronësie, bëhet fjalë për një truall, mbi të cilin janë ndërtuar kullat te diga e Liqenit, të kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulaj.

Kompania ndërtuese ka patur probleme me pronarët e tokës.  Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër shpenzimet gjyqësore, me kushtin që nëse do të rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e truallit. Pra kjo ishte pagesa për të, pagesë në hyrje.

Avokati e fiton çështjen dhe ju jep certifikatat gjashtë pronarëve. Njëri prej tyre, zoti Dritan Nano, nuk ka qenë dakord, ka thënë e kemi fituar vetë gjyqin. E kanë thirrur dhe i kanë thënë, kemi kontratë, këta të tjerët e pranojnë. Avokati ka vajtur ka parë edhe apartamentin që i takonte, ky person nuk pranonte. I ka thënë nuk ke për të marrë pjesë. Avokati ka vajtur në gjykatë me kontratën.

Personi në fjalë, ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar, që thojini atij të tërhiqet sepse do ta ketë keq punën.

Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që do ta dëmtojë.

Shkojnë këta katër persona në emër të Dritanin dhe i bëjnë atë që i bënë.

Njëri nga ata ka deklaruar se porosinë e kemi marrë, por Dritan Nano nuk e pranon.

Pasi e kanë marrë, e kanë bërë këtë goditje. Ky është thirrur nga një biznesmen, Arben Reli, që është futur bashkë me avokatin dhe u ka thënë duhet avokat i zoti.

Ajo toka aty është bllokuar njëherë, ishin hapur pilotat dhe u bllokua. Është prona që Erion Veliaj doli në fushatë dhe ka thënë do ta bllokojmë, por pastaj vajti kompania në gjykatë.

Kompania e mori me miratim të Bashkisë. Kur u kap me presh në dorë Bashkia, tha do ta bllokojmë. Çfarë bëri? Ka dalë kryetari i Bashkisë bënte protestë para gjykatës së apelit, pse gjykata po ia jep kompanisë. Pasi e fitoi kompania në gjykatë, pronarët e tokës gjetën avokatin, ky u tha keni të drejtë dhe e fitoi. Avokati ka çuar drejtësinë në vend", tha gazetari. 

Të fundit