Flash News

E-TJERA

Hoxha: Pas zhdukjes së Ervis Martinajt, u ndërprenë atentatet

Hoxha: Pas zhdukjes së Ervis Martinajt, u ndërprenë atentatet

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth fatit të Ervis Martinajt, i cili prej 9 gushtit të vitit 2022, rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë.

I ftuar në studion e News 24, Hoxha i mëshon versionit se Martinaj është rrëmbyer dhe më pas është eliminuar. Sipas gazetarit, rrethi i ngushtë i tij ka dalë jashtë loje dhe me zhdukjen e të shumëkëruarit, u ndërprenë atentatet.

Hoxha nënvizoi edhe faktin që autoritetet nuk kanë ende një përgjigje për zhdukjen e Martinajt.

“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha.

Të fundit