Flash News

E-TJERA

Hoxha tregon kush është ‘fantazma’ që ekzekuton me dorën e majtë

Hoxha tregon kush është ‘fantazma’ që ekzekuton me

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se kush është qitësi i njohur ndryshe me nofkën ‘fantazma’, i cili ekzekuton me dorën e majtë.

Për Opinion, gazetari tregoi se bëhet fjalë për Ibrahim Liçin, një nga 5 të shumëkërkuarit nga policia e Shtetit, i cili rezulton të jetë më i rrezikshmi në mesin e personave “Most Wanted”. Sipas Hoxhës, Liçi qëllon me dorën e majtë, por nuk rezulton të jetë vrasës me pagesë.

Hoxha tha se Liçi është tentuar disa herë të arrestohet, por nuk ka rënë në prangat bluve.

“Ata janë qitës direkt dhe kanë dhënë prova, prandaj janë kaq të rrezikshëm, sepse mund ta bëjnë vetë një krim. E treta, në hierarki, sipas të dhënave që ka në skedarët e vet policia jonë dhe sipas të dhënave që ka Interpoli për aktivitetin jashtë shtetit, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu, nuk jam i sigurt për Talo Çelën, dyshohet, kanë kryer vrasje me pagesë. Ibrahim Lici nuk ka kryer vrasje me pagesë. Edhe pse është më i rrezikshmi nga të gjithë këta. Njihet me nofkën “Fantazma”. Qëllon me të majtën. Kujto ngjarjen e Boran Bërcanës dhe Silvi Ndocit, ku është dyshuar dhe aty autori është qitës me të majtën dhe nuk është provuar. Të gjitha ngjarjet, këta janë vrarë më 15 Korrik 2018. Po atë vit në Shtator u vra Arjan Ferracaku, po atë vit në Nëntor u vra Fatos Ferracaku. Nuk është provuar dhe prandaj ekziston me këtë nofkë. Ibrahim Lici nuk është arrestuar, është tentuar të arrestohet. Është shoqëruar, madje ka shkuar vetë për të treguar që nuk ka qenë i përfshirë. Ai deri tani nuk është i dënuar. Vrasja e dy vëllezërve Bilali, ai ishte i dyshuari kryesor, por nuk ka dënim”, tha Hoxha.

Të fundit