Flash News

E-TJERA

Hoxha ‘zbërthen’ itinerarin e Ervis Martinajt, cilat janë dy SMS-të e fundit të të shumëkërkuarit

Hoxha ‘zbërthen’ itinerarin e Ervis Martinajt, cilat janë

Vendndodhja e Ervis Martinajt vijon të mbetet mister. Edhe pse kanë kaluar javë prej kur familja e ka deklaruar të zhdukur, nuk ka asnjë gjurmë nga i shumëkërkuari.

Gazetari Art5an Hoxha ka treguar në ABC News itinerarin që ka ndjekur Martinaj, nga data 1 gusht deri më 9 gusht. Hoxha tregon se Martinaj ka udhëtuar më 6 gusht nga Vora drejt Vlorës ku sipas tij është zhdukur.

Hoxha thotë se Martinaj është takuar më 1 gusht në Vlorë me një personazh të njohur të botës së krimit, të cilit i kanë bërë atentat 4 herë dhe nuk e kanë vrarë dot. Hoxha shprehet se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë janë po nga ajo zonë.

Sipas Hoxhës, më 5 gusht Martinaj është kthyer në Vorë me të njëjtin person. Sipas tij, më 6 gusht është takuar në një qendër tregtare me një person dhe më pas ka shkuar në një kafe përballë një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.

Hoxha tregoi edhe dy SMS-të e fundit të Martinajt. “SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij”, tha Hoxha.

Gazetari tregoi po ashtu se ka qarkulluar video e një personi me pamje të mjegulluar ku ofronte 50 milion euro që ta linin të lirë. “U tregua si trofe i kundërshtarëve ndaj Ervis Martinajt. Duhet verifikuar zëri aty se i kujt është”, tha Hoxha.

Të fundit