Flash News

E-TJERA

Hudhri, shtatorja dhe debati për trashëgiminë e Kadaresë

Hudhri, shtatorja dhe debati për trashëgiminë e Kadaresë

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë dhe pas përurimit të shtatores në nder të shkrimtarit, u hap një debat ku nuk munguan akuzat, kritikat, reagimet pro dhe kundër.

Ishte fillimisht një reagim i mjekut Skënder Brataj i cili kritikoi botuesin Bujar Hudhrin, duke e akuzuar për “hipokrizi” dhe përpjekje për të monopolizuar kutjimin e shkrimtarit.

Sipas Bratajt, Hudhri ka vendosur veten në qëndër të vëmendjes gjatë ceremonisë përuruese të shtatores, duke e shoqëruar kujdesin për Kadarenë me interes personal dhe ekonomik.

“Është e dyta herë që zoti Hudhri, me hipokrizinë e vet, nxjerr fytyrën e vërtetë në dy evente solemne për ne shqiptarët. Ai nuk njeh rregulla, mirësjellje, humanizëm, respekt për traditat, heshtje kur duhet apo edukatë qytetare. Ai njeh vetëm interes ekonomik. Ditën e vdekjes së Kadaresë, në një moment delikat, një njeri i vogël, mjeran, për të spostuar vëmendjen drejt vetes, bëri deklaratën ku akuzonte Urgjencën Mjekësore që drejtoj, se ambulanca nuk kishte pajisje”, shkruan Brataj.

Nga ana tjetër, gazetari Mentor Kikia ka dalë në mbrojtje të Hudhrit. Sipas tij, marrëdhënia e botuesit me Kadarenë ka qenë gjithmonë e bazuar mbi respektin dhe kujdesin njerëzor, jo mbi përfitime ekonomike.

“Bujari nuk ishte thjeshtë botuesi i Kadaresë. Ai ishte pjesë e familjes, njeriu që e takonte i pari kur vinte dhe i fundit kur ikte. Kadareja e kishte rutinën e ditës të lidhur me shoqërinë e tij me Hudhrin. Ata kishin krijuar një kimi njerëzore, përtej marrëdhënies botues-shkrimtar. Bujari merrte pjesë në procesin krijues, punonin bashkë, dhe nuk e mbajti Kadaresë si pronë të vetëm tek ‘Juvenilja’. Përkundrazi, janë me mijëra foto me Kadarenë tek Juvenilja, dhe Hudhri është autori i tyre”, shkruan Kikia.

Sipas Kikias, kritikat e Bratajt janë të ekzagjeruara dhe nuk reflektojnë marrëdhënien e vërtetë që Hudhri ka pasur me Kadarenë.

Të fundit