Flash News

E-TJERA

Humb jetën 45-vjeçarja në Berat

Humb jetën 45-vjeçarja në Berat

Një 45-vjeçare në Berat ka humbur jetën pasi konsumoi fotoksinë.

Sipas policisë, 45-vjeçarja i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të depresionit. Viktima është dërguar në spitalin e Beratit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

"Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit", njofton policia.

Të fundit