Flash News

E-TJERA

Humb jetën 67-vjeçarja në Korçë

Humb jetën 67-vjeçarja në Korçë

Një 67 vjeçare nga Korça, ka humbur jetën pasi u hodh nga pallati. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 9 të qytetit. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Kujtojmë se brënda 24 orëve në Korçë, ky është rasti i 3-të i vetvrasjeve dhe në të treja rastet kanë qenë gra.

NJOFTIMI I POLICISE
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit