Flash News

E-TJERA

Humb jetën minatori në Bulqizë

Humb jetën minatori në Bulqizë

Një tjetër minator ka humbur jetën në minierën e Bulqizës. Policia bën me dije se viktima është 65-vjeç ka inicialet e M. K .

Ende nuk dihen shkaqet që i morën jetën minatorit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

"Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit