Flash News

E-TJERA

Humb jetën në aksident 20-vjeçari shqiptar në Itali

Humb jetën në aksident 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediet italiane raportojnë se viktima është Kaizer Alizoti. I riu shqiptar po udhëtonte me mjetin e tij motoçikletë në rrugën provinciale midis Borgonovës dhe Pianello, kur u përplas nga një furgon.

Mjekët nuk kanë mundur dot ta mbajnë në jetë, pasi i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas aksidentit. Karabinierët janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit