Flash News

E-TJERA

Humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar në Itali

Humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar në Itali

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në Itali.

Mediat vendase raportojnë se viktima është Lorenc Koleci. Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Riëi, ku shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor bashkë me një mikun e tij.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë ata kanë pësuar fraktura të shumta në trup.

Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ancona-s por fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë. 

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të fundit