Flash News

E-TJERA

Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Selanik

Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Selanik
Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut.

Sipas mediave greke, 57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana të paqarta.

Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

 

 

Të fundit