Flash News

E-TJERA

Humb jetën peshgritësi Haki Agalliu, Meta: 6 dekada në shërbim të sportit, e ngriti peshëngritjen në nivelet më të larta

Humb jetën peshgritësi Haki Agalliu, Meta: 6 dekada në

Peshëngritja shqiptare ka humbur këtë të premte një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu. Ai ka qenë peshëngritës dhe trajner i ekipit te Partizanit dhe ekipit Kombëtar në këtë sport që nga vitet 1960.

Agalliu ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004,deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Për ndarjen nga jeta të peshëngritësit të njohur ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, ai vlerëson kontriutin në 6 dekada në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti.

"Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare", shkruan ndër të tjera Meta për Agalliun.

Të fundit