Flash News

E-TJERA

Humb jetën pushuesi në plazhin e Zvërnecit, dyshohet për arrest kardiak

Humb jetën pushuesi në plazhin e Zvërnecit, dyshohet për
Foto Ilustruese

Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Zvërnecit. Dyshohet i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak teksa lahej në det.

Ndërkohë policia po vijon hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit