Flash News

E-TJERA

Humbi jetën pas mjekimit për dhëmballën, flasin prindërit e të riut: Erdhi i mbuluar në djersë, nuk kishte sëmundje

Humbi jetën pas mjekimit për dhëmballën, flasin

Një i ri humbi jetën dje pasdite në Kolonjë, pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmballës.

32-vjeçari Genti Isai ndërroi jetë rrugës për në spital, në rrethana ende të paqarta. Prindërit e të ndjerit kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen dhe se si u përkeqësua papritur gjendja e djalit të tyre.

Babai i djalit tha se i biri shkoi tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas mori ilaçet tek farmacia të cilat i piu kur u kthye në shtëpi.

“Koka i dhembte dhe nga fyti ishte buhavitur (ënjtur) kishte dhe shumë djersë.
Ç’të them unë, ai (djali) vajti ku thanë ata. Nuk di gjë, presim kur të nxjerrin ata rezultat.
Po tani, nuk them dot. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha i ati.

Ndërkohë, nëna tregoi se i biri nuk vuante nga asnjë sëmundje.

“Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nuk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, tregoi nëna.

 

 

Të fundit