Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e "Audit"/ Ndërron jetë 33-vjeçari, mbetet i plagosur pasagjeri

Humbi kontrollin e "Audit"/ Ndërron jetë 33-vjeçari,

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë-Mollas, Elbasan.

33-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit tip "Audi" dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima është R.H., 33-vjeç.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur pasagjeri E.Q., banues në fshatin Floq, Cërrik. 29-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore.

"Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve", bën me dije policia.

Të fundit