Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës, ndërron jetë 24-vjeçari në aksin Fier-Vlorë

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës,

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlorë”, në vendin e quajtur Novoselë.

Një mjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit