Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me kamionin, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me kamionin, humb jetën

Një 19-vjeçar shqiptar në Itali ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje nga një kamion.

Mediat vendase raportojnë se Adenajd Hoxha ishte një student me origjinë shqiptare, që jetonte prej disa kohës së bashku me familjen në Rovato.

Aksidenti i rëndë ndodhi vetëm disa kilometra larg shtëpisë së tij. Hoxha humbi kontrollin e mjetit tip “Ford” dhe doli nga rruga ku u përplas me një kamion që ishte në krah të kundërt me të dhe përfundoi 30 metra tutje duke u përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

19-vjeçari ndërroi jetë pas një përplasje të fortë në kokë.

Të fundit