Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me kamionin, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar në Itali

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me kamionin, ndërron

Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Itali.

Mediat italiane raportojnë, se viktima është Riçardo Kahuqi, me origjinë shqiptare, banues në San Gemini të Italisë. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites së djeshme.

Kahuqi po udhëtonte me motoçikletë bashkë me të dashurën e tij, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion. E dashura e Kahuqit, 22-vjeçare, ndodhet në gjende të rëndë për jetën në Spitalin “Santa Maria”.

Policia po punon ende për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit