Flash News

E-TJERA

Humbi më 25 prill, Murrizi: I hapur për të bashkëpunuar me PD

Humbi më 25 prill, Murrizi: I hapur për të bashkëpunuar me
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Ai tha se do të jetë në sinkron me çdo subjekt politik të qendrës së djathtë nga shtatori. Murrizi deklaroi në "Abc neës" se nuk ka patur komunikim me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Nuk e konsideroj LSI parti anti-komuniste. Mbetem brenda të djathtës. Si mund të jem unë me marksist-leninist. Do të jem në sinkron me ato parti të spektrit politik të qendrës së djathtë. Nga PD dhe çdo parti me qendër të djathtë. Nuk kam pasur komunikim me Lulzim Bashën. Luli nuk është pronar i PD. Është kryetari i shtatë. Nuk kam ardhur në PD për asnjë kryetar, por si një shqiptarët me mllef në revoltë kundër Ramiz Alisë”, u shpreh Murrizi.

Ky i fundit komentoi edhe zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke e cilësuar një garë të sisur me lista të padeklaruara. Një tjetër pikë që Murrizi nuk është dakord është edhe afrimi i datës së zgjedhjeve.

“Zgjedhjet në PD ishin jashtë radhe. Ishte një garë mes Lulit dhe shoqërisë së Lulit. Shehaj ka ardhur në PD nga Basha, siç ka ardhur Basha nga Berisha. Kadilli nuk ka qenë gjëkundi. Ishte garë e stisur me lista të padeklaruara. Nuk i kam parë të dalin pas zgjedhjeve. Duhet të shpalleshin kandidaturat dhe të kishte tre muaj fushatë. Pastaj t’i nënshtroheshin garës”, deklaroi Murrizi. 

Të fundit