Flash News

E-TJERA

Humbja e PD në 6 mars, Fevziu: Këto janë dy gabimet e mëdha të Lulzim Bashës

Humbja e PD në 6 mars, Fevziu: Këto janë dy gabimet e mëdha

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 Marsit.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc, Fevziu thotë se kjo vjen për shkak të lidershpit, ndërsa theksoi dy gabimet e mëdha të Lulzim Bashës, të cilat sipas tij nuk e sollën PD-në në pushtet.

Sipas tij Basha nga fillimi e ka projektuar veten e tij nën hijen e Sali Berishës, ndërsa gabimi i dytë lidhet me sjelljen e tij kakofonike.

Lulzim Basha kishte dy gabime të mëdha. Gjithë jetën e projektoi veten nën hijen e Berishës. E dyta ka një sjellje kakofonike, tregoi se nuk kishte filozofi të tij në politike, as ambicie për të marrë drejtimin e vendin. Bashën sot e gjeje në liderin e butë, dhe nesër bënte një gjest që se ka bërë askush në Shqipëri, nuk është mbyllur askush në çadër, nuk ka dorëzuar askush mandatet’, u shpreh Fevziu.


 

Të fundit