Flash News

E-TJERA

Hygerta Meta me armë në dorë, pamje nga eksperimenti hetimor për vrasjen e Pëllumb Metës

Hygerta Meta me armë në dorë, pamje nga eksperimenti hetimor

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij vijojnë. Prokuroria e Durrësit kreu një ekspert hetimor për të zbuluar se kush ka qenë ekzekutori që i mori jetën 49-vjeçarit.

Hygerta Meta, dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, bashkë me nënë e tyre Blerina Meta, janë dërguar në një poligon në Durrës për të parë nëse ishin apo jo të aftë të qëllonin me armë.

Siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Euronews Albania, Hygerta Meta shfaqet me armë në dorë dhe madje ajo ka treguar se di të mbushë armën, por nuk ka qëlluar në shenjë.

Hygerta Meta me armë në dorë, pamje nga eksperimenti hetimor

Ndryshe nga 19-vjeçarja, Hysen, Amarildo dhe Blerina Meta kanë refuzuar të qëllojnë armën me pretendimin se asnjëri prej tyre nuk di të qëllojë.

Nga analizat laboratorike të kriminalistikës, rezultoi se në armën e krimit janë gjetur gjurmët e Amarildo Metës. Deri tani ekzekutori i dyshuar në vrasje është Hysen Meta.

Të fundit