Flash News

E-TJERA

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid, rregullat që duhet të dini nëse udhëtoni drejt Kosovës

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid, rregullat që duhet të
Foto Ilustruese

Rritja e shifrave të infektimeve me Covid-19 ‘e detyroi’ Kosovën të vendoste masa të reja kufizuese.

Prej datës 30 gusht deri në 13 shtator, asnjë qytetar nuk do të lejohet të kalojë nga pika kufitare drejt Kosovës pa pasur me vete certifikatën e vaksinimit ose testin RT-PCR negativ për Covid-149.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, se prej datës 30 gusht deri më 13 shtator asnjë qytetar nuk do të lejohet të udhëtojë pa pasur me vete certifikatën e vaksinimit, testin TPCR negativ për Covid-19, dëshminë (të lëshuar jo më larg se 30 ditë) se personi e ka kaluar infeksionin dhe testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Përjashtim nga rregulli bëjnë vetëm personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare apo aeroporteve dhe qëndrojnë brenda për vetëm 3 orë, qytetarët që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit, personat nën 18 vjeç.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga ky rregull përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën 18 vjeç.

 

Të fundit