Flash News

E-TJERA

Hyn në fuqi Akti Normativ për detyrimin e maskës jashtë ambienteve të shtëpisë: Kush thyen rregullin, gjobë nga 3 në 5 mijë lekë

Hyn në fuqi Akti Normativ për detyrimin e maskës jashtë

Prej mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi Akti Normativ me masat e reja anti-Covid, në të cilin bëhet i ditur detyrimi i mbajtjes së maskës jashtë ambienteve të shtëpisë për çdo person mbi moshën 11-vjeç.

Në këtë akt, paracaktohet se çdo qytetar që nuk mban maskën do të sanksionohet me një gjobë prej 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.

“Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”, theksohet në vendimin e qeverisë, i cili mban firmën e kryeministrit Rama dhe ministrave Lleshaj e Manastirliu.

Hyn në fuqi Akti Normativ për detyrimin e maskës jashtë

Hyn në fuqi Akti Normativ për detyrimin e maskës jashtë

Të fundit