Flash News

E-TJERA

Hyn në fuqi ora e re policore, lëvizja e ndaluar deri në orën 06.00

Hyn në fuqi ora e re policore, lëvizja e ndaluar deri në
Pamje nga Tirana

Në orë 20.30 ka hyrë në fuqi ora e re policore, e cila parashikon ndalimin e lëvizjes për shkak të masave shtesë anti-covid nga deri në orën 06.00 të ditës pasardhëse.

Kjo masë sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve do të zgjasë deri në 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe shmangien e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit. 

Ajo që vihet re në këtë ditë të parë është se në rrugë vijon të ketë qarkullim automjetesh dhe qytetarësh. Po ashtu, prezent në rrugë ka edhe forca të policisë.

Qytetarët duhet të lëvizin përtej këtij orari duke aplikuar në e-Albania, ose kushdo që thyen këtë masë kufizuese do të gjobitet sipas aktit normativ.

Gjithashtu nga e enjtja u mbyllën edhe shkollat për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Masat e reja nuk janë pritur mire nga institucionet fetare, pasi pengojnë mbajtjen e meshave. Ditët e fundit në Shqipëri situata me Covid-19 ka pësuar një përmirësim të lehtë.

Të fundit