Flash News

E-TJERA

Hyri për t'u larë në lumin Devoll, mbytet adoleshentja në Berat

Hyri për t'u larë në lumin Devoll, mbytet adoleshentja

Një e mitur ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në lumin Devoll. Mësohet se e mitura ishte futur në lumë për t'u larë së bashku me disa bashkëmoshatarë të saj dhe për pasojë është mbytur.

Forcat policore kontrolluan zonën dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i plotë  i policisë:

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit