Flash News

E-TJERA

I akuzuar për 2 miliardë $ mashtrim, vendoset ekstradimi i bosit turk të kriptomonedhave drejt Turqisë

I akuzuar për 2 miliardë $ mashtrim, vendoset ekstradimi i bosit turk

Gjykata e Lartë ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer.

Ozer akuzohet për mashtrin ndaj qytetarëve përmes kriptomonedhave. Aktualisht, bosi i kriptomonedhave mbahet në një nga qelitë e paraburgimit në IEVP nr. 313 Tiranë më masën e sigurimit “Arrest ne burg”, pas urdhër-arrestit të Gjykatës turke.

Ozer akuzohet për mashtrim në vlerën 2 miliardë $.

Faruk Ozer u arrestua në gusht të vitit të kaluar teksa ndodhej me pushime në plazhin e Himarës. Ozer është themeluesi i një platform online për këmbimin e kriptomonedhave, e quajtur Thodex.

Kompania u mbyll në prill të vitit të kaluar pasi kishte grumbulluar 2 miliardë dollarë nga 391 mijë investitorë.

Të fundit