Flash News

E-TJERA

I akuzuar për inceneratorin e Tiranës, shtyhet seanca për Alqi Bllakon

I akuzuar për inceneratorin e Tiranës, shtyhet seanca për Alqi

Është shtyrë seanca për ish deputetin e PS-së, Alqi Bllakon. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e radhës u caktua më datë 13 shkurt ora 14:30.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste ku sipas SPAK, ai përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të marte.

Të fundit