Flash News

E-TJERA

I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, dhe bos i trafikut të kokainës; INTERPOL krijon një profil të detajuar të Dritan Rexhepit

I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, dhe bos i trafikut të

INTERPOL ka publikuar disa foto të 'mjeshtrit të arratisjeve nga burgu', Dritan Rexhepi. Përmes një postimi në faqen zyrtare, INTERPOL ka krijuar një profil të plotë të 40-vjeçarit, Rexhepi, një ky shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të narkotikëve.

I lindur në Vlorë më 10 prill të vitit 1980, Rexhepi akuzohet për një sërë veprash penale, si: "Vrasje me paramendim, plagosje me dashje, prodhim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe municioneve ushtarake, falsifikimi i vulave dhe formularëve, falsifikimi i mjeteve të identitetit, rrëmbim i një personi”, thuhet në njoftimin e INTERPOL.

Dritan Rexhepi aktualisht është i burgosur në burgun e Kuitos në Ekuador. 40-vjeçari akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Në shenjë presioni, Rexhepi urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës. Organizatorët e aktit, e dhunuan aq keq atë Prengën sa dyshohet se i kanë marrë jetën, ndërkaq trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, dhe bos i trafikut të

I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, dhe bos i trafikut të

Të fundit