Flash News

E-TJERA

I akuzuar për trafik d*oge dhe v*asje, ekstradohet në Shqipëri Dritan Rexhepi

I akuzuar për trafik d*oge dhe v*asje, ekstradohet në Shqipëri

Dritan Rexhepi, i njohur edhe si Gramos Rexhepi, një nga narkotrafikantët më të kërkuar dhe i akuzuar për krime të rënda, pritet të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri ditën e sotme. Ky operacion është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve turke.

Rexhepi, i njohur për aktivitetet e tij në trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në vitin 1998 në Fushë-Krujë.

I njohur për arratisjet e tij spektakolare, Rexhepi u arratis nga policia e Durrësit në vitin 2007, kur ata po përgatiteshin ta shpërndanin në media një foto të tij. Një vit më vonë, ai bëri një arratisje tjetër të famshme nga burgu i Pavias në Itali, duke u bërë një nga figurat më të kërkuara të krimit ndërkombëtar.

Ekstradimi i tij do të shënojë një hap të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, ku Rexhepi do të përballet me akuzat dhe dënimin për veprat e tij të krimit.

Të fundit