Flash News

E-TJERA

I arratisur dhe në kërkim ndërkombëtar, shpërthim eksplozivi në banesën e Talo Çelës. Dyshimet e policisë

I arratisur dhe në kërkim ndërkombëtar, shpërthim
Talo Çela

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku në shenjestër të sulmit ka qenë banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri, teksa bëhet me dije se në banesë nuk jetonte askush.

Kujtojmë se Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllanë, Bujar Çelën, dhe dyshohet se ky është një mesazh i koduar për të, pasi ai vijon të jetë në arrati.

Policia e Shtetit më 7 korrik 2020 vuri në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po vijon me hetimin dhe zbardhjen e saj.

Të fundit