Flash News

E-TJERA

I ati i Ibrahim Licit del nga SPAK, për çfarë u pyet

I ati i Ibrahim Licit del nga SPAK, për çfarë u pyet

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, ka dalë nga SPAK-u pas dëshmisë. Ai ka treguar për mediat se nuk është pyetur për operacionin “Metamorfoza”.

Lici tha se është pyetur si person që mund të ketë dijeni, teksa refuzoi të jepte detaje.

“Këtë radhë pas një ambient shumë të bukur në SPAK. Nuk i pash më metodat që ishin dikur. Më pyetën për disa probleme për të cilat nuk mund t’ju shpjegoj. Nuk kishte lidhje me operacionin absolutisht. Më pyetën dhe dhashë përgjigjet e mia. Jam pyetur si person që mund të ketë dijeni për diçka”, tha Mustafa Lici.

 

Të fundit