Flash News

E-TJERA

I bllokuar prej 5 ditësh, gjendet trupi i pajetë i minatorit 61-vjeçar

I bllokuar prej 5 ditësh, gjendet trupi i pajetë i minatorit

Është gjetur pas pesë ditësh trupi i pajetë i minatorit që mbeti i bllokuar në minierën e Bulqizës. Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet në orët e para të mëngjesit.

Masivi i mineraleve që ra në galerinë D të minierës i mori jetën 61-vjeçarit. Duke qenë se masivi ishte i madh, puna e kërkuesëve ka qenë e vështirë.

Në momentin e shkëputjes së masivit të mineralit, në galeri po punonin gjashtë minatorë, por pesë prej tyre arritën të shpëtonin me dëmtime të lehta, ndërsa për Plakun rezultoi fatale. Ngjarja ndodhi mesditën e 15 shtatorit.

Të fundit