Flash News

E-TJERA

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, ekstradohet

Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-kryepolicit Arben Zylyftari, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Vrasja e Zylyftarit ndodhi në gusht të vitit 2000. Tafili, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Zylyftarit, u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë në 4 Janar të këtij viti.

Genc Tafili u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, pasi kishte kryer 17 vite burg nga 25 që ishte dënuar në total. Në maj të vitit 2021, Apeli rrëzoi vendimin e gjyqtares Hoxha dhe kërkoi rikthimin e Tafilit në qeli.

Ndaj u vendos një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në vitin 2000 në krye të detyrës gjatë një operacioni që po zhvillohej në liqenin e Shkodrës, për armë kur policia ra në gjurmët e një personi të shumëkërkuar.

Të fundit