Flash News

E-TJERA

I dënuar me 4 vite burg për pastrim parash, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari nga Fieri

I dënuar me 4 vite burg për pastrim parash, ekstradohet nga Greqia
Foto Ilustruese

Është ekstraduar nga Greqia Afrim Kocaqi, i shpallur në kërkim për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.

44-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me masën e sigurisë 4 vite burgim për veprën penale të mësipërme.

Nga hetimet rezultoi se Kocaqi kishte kryer derdhje cash prej 3.100.000 lekësh në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Pas procedimit penal, u vendos sekuestro e shumës monetare që në bankë korrespondonte me 2.500.000 lekë.

Kocaqi është dënuar edhe në Greqi pasi në bashkëpunim me tre persona të tjerë duke përdorur armë zjarri, kanë vjedhur bankën në Ergjira.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.

Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga autoritetet tona gjyqësore.

 

Të fundit