Flash News

E-TJERA

I dënuar me burg, arrestohet 27-vjeçari në Kukës

I dënuar me burg, arrestohet 27-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar një  27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Sipas njoftimit të policisë, i riu me inicialet E.O., ishte i dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 “Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E.O, 27 vjeç, banues në Kukës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, e ka dënuar me 5 muaj burg,  për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit