Flash News

E-TJERA

I dënuar me burg përjetë, ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu

I dënuar me burg përjetë, ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes, do të ekstradohet sot nga Greqia.

Bëhet me dije se tre furgonë me forca speciale nga Tirana kanë mbërritur në Kakavijë ku do marrin në dorëzim Laert Haxhiun.

Në masakrën e Lushnjes në vitin 2017 mbetën të vrarë Zamir Latifi, miku i Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha. Ata u qëlluan me automatik me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht.

Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

"Ekstradohet drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.

32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu, 32 vjeç.

32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi:

-Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur ne tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike"", njofton policia.

Të fundit