Flash News

E-TJERA

I dënuar në Angli për “shtëpi bari”, prokuroria i sekuestron pasuritë në Elbasan

I dënuar në Angli për “shtëpi bari”, prokuroria

Prokuroria e Elbasanit sekuestroi sot pronat e Leonard Cogës në Elbasan, i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për “shtëpi bari”.

Janë tre pasuri të sekuestruara të Cogës, konkretisht: pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; pasuria me nr.26/198-G.6, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan.

Por kush është Leonard Coga?

Në Tetor të vitit 2021 , Coga u urdhërua të dorëzonte më shumë se 160,000 £ drogë dhe para të fituara nga aktiviteti kriminal i një bande shqiptare. Ai u deklarua fajtor në Warwick Crown Court për posedim të kanabisit në shtëpinë e tij në Glover Street, Cheylsesmore, me qëllim që ta furnizonte atë.

Loeonard Coga u dënua nga gjykata britanike me 27 muaj burg.

Në banesën e Cogës, policia gjeti gjetën çanta të mëdha që përmbanin 29.5 kilogramë kanabis me një vlerë me shumicë nga 118,000 deri në 147,000 £, si dhe 38,645 £ në para, disa prej të cilave të fshehura nën dërrasat e dyshemesë.

Të fundit