Flash News

E-TJERA

I dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Greqia ish-tranjeri

I dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga

Është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Greqia, ish-trajneri i futbollit Sokol Metaj, i cili është i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Sipas policisë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve në Greqi, është vënë në pranga dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, 55-vjeçari, banues në Tiranë.

"Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal", shkruhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se më 15 nëntor të vitit 2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, ndërsa ndodhej në automjetin e tij Metaj aso kohe trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy të mitur. Njërin prej tyre e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Ngacmimi seksual" dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

Të fundit