Flash News

E-TJERA

I dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet

Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Shtetasi me inicialet J.Ç., i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë.

Ky arrestim është realizuar pas një pune të koordinuar nga autoritetet, duke konfirmuar angazhimin e policisë për të luftuar krimin dhe për të siguruar zbatimin e dënimeve të shpallura nga gjykatat.

Të fundit