Flash News

E-TJERA

I dënuar për tentativë vrasjeje arrestohet një person në Elbasan

I dënuar për tentativë vrasjeje arrestohet një person

Policia e Elbasanit ka arrestuar Luan Taragjinin, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ku Taragjini ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T.. Pas hetimeve, Gjykata e Apelit të Elbasanit e ka dënuar atë me 10 vjet burgim për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.

Pas arrestimit, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit