Flash News

E-TJERA

I dënuar për trafik droge dhe kanosje / Ishte shënjestra e atentatit në Shkozet. Kush është Aldi Mustafa?

I dënuar për trafik droge dhe kanosje / Ishte shënjestra e

Një atentat ndodhi ditën e sotme në Shkozet, ku makinës tip “Volkswagen” së Aldi Mustafës iu vendos lëndë plasëse tek goma rezervë. Për fat të mirë 37-vjeçari mundi të shpëtonte pa lëndime, por kush është Aldi Mustafa?

Emri i tij në fakt nuk është i panjohur për policisë, pasi në vitin 2021 u arrestua sepse kishte planifikuar atentatin e një personi. Mustafa njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje. 

Sot ai ishte duke drejtuar mjetin i vetëm në aksin rrugor Shkozet-Durrës, kur u hodh në erë. Policia bëri të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje

 

Të fundit