Flash News

E-TJERA

I dogji 32-vjeçares makinën, arrestohet korçari

I dogji 32-vjeçares makinën, arrestohet korçari
Foto Ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.

Në pranga është vënë shtetasi Andi Gjergji, banues në Korçë dhe dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Të fundit