Flash News

E-TJERA

“I duhet një kukull”, Çani tregon pse Vangjush Dako është “merimanga e zezë” e Ramës

“I duhet një kukull”, Çani tregon pse Vangjush Dako

Gazetari Arian Çani ka treguar se pse Vangjush Dako mund të konsiderohet si “merimanga e zezë” dhe “zari” i Edi Ramës.

I ftuar në studion e “Now” në Euronews Albania, Çani u shpreh se Ramës i duhet një kryebashkiak kukull që t’i thotë vetëm “po shef”, ndaj Dako është ‘zari’ i tij që e ndihmon të zbatojë çdo urdhër të tij në Durrës.

Teksa e konsideroi këtë të fundit një Tiranë me det, Çani u shpreh se kandidati i kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, mund t’i prishë punë kryeministrit, pasi është një njeri që ka personalitet.

“Gjushi është strumbullari, është institucioni, Gjushi është merimanga, është shefi i merimangës së madhe. Pastaj ndahet priamida, që është Sako që duhet të marri vendimet, por pastaj ndahet e gjithë piramida e madhe, të gjitha agjencitë, është një ushtri e madhe. Disavantazh tjetër është edhe që Durrësi është Tirana me det. Kur themi ka det, nuk themi që ka plazhin, është Tirana me det me portin e Dubait.

Prandaj këtu është një disavantazh. E mendoni ju që Ramsi i cili ka marrë çdo pushtet, duhet të ketë një kryetar bashkie tjetër veçse një kukulle që të çoj mesazh kjo bëhet e kjo s’bëhet. Edhe unë po të isha në vendin e tij do doja të kisha një zar që të thoshte vetëm “yes shef”. E imagjinoni ju që Ramsi që ka projekte për 2030, të durojë Iglin. Ai s’ka gjë me Iglin, mbase ka shumë respekt, por Igli ka personalitet e mund t’i prishi punë kryeministrit”, u shpreh Çani.

Të fundit