Flash News

E-TJERA

I hapte profile false në rrjetet sociale/ 17-vjeçari pas konfliktit me bashkëmoshataren, i gjuan me armë zjarri në banesë

I hapte profile false në rrjetet sociale/ 17-vjeçari pas konfliktit

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në Bardhaj, Shkodër dhe në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. N.

"Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës. Shërbimet e Policisë kanë kapur 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës." thuhet në njoftimin e bluve.

17-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

I hapte profile false në rrjetet sociale/ 17-vjeçari pas konfliktit

Të fundit