Flash News

E-TJERA

I kërkuar nga Greqia për vrasje, gjykata e Kukësit liron nga qelia Burim Durakun

I kërkuar nga Greqia për vrasje, gjykata e Kukësit liron nga

Burim Duraku i kërkuar nga drejtësia greke për veprën penale”Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, është liruar sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Duraku u arrestua më 20 dhjetor të vitit 2019, pasi kërkohej nga drejtësia greke. Pas kërkesës së paraqitur nga pala mbrojtëse, gjykata e Kukësit vendosi të shuajë masën e sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar.

Duraku akuzohet për vrasjen e kryer në vitin 2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, ku bashkë me një tjetër person hynë të maskuar në banesën e një shtetase greke. Të dy kanë shpërthyer derën e banesës ku kanë gjetur edhe shtetasen greke të cilën e kanë lidhur dhe më pas i kanë vendosur në kokë një qese plastike. Për pasojë shtetasja ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Të fundit