Flash News

E-TJERA

I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj

I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj

Është vënë në pranga Aldo alias Elidon Avdylaj, nipi i Astrit Avdylaj, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Avdylaj u vu në pranga nga Forcat Operacionale. Aldo Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Mësohet se ai qëndronte i fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.

Ngjarja e rëndë u zbardh pas komunikimeve të zbërthyera në Sky ECC të grupit kriminal të Rrumit të Shijakut dh Astrit Avdylajt. Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrje për tentativën për të vrarë Aldon, ndërsa si ekzekutorë vepruan Alfred Doka dhe Ermir Dedja.

Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës.

Të fundit