Flash News

E-TJERA

I kërkuar për vrasje, arrestohet 48-vjeçari në Greqi

I kërkuar për vrasje, arrestohet 48-vjeçari në Greqi

Policia greke ka arrestuar pasditen e se martes nje person ne aeroportin " Eleftherios Venizelos ". 

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, për të cilin sipas njoftimit të EL.AS. ishte në pritje një urdhër-arresti për veprat penale të vrasjes nga pakujdesia dhe shpërthimit. 

"Departamenti i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Aeroportit të Athinës arrestoi pasditen e djeshme, të martën, 30 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, një 48-vjeçar, në bazë të një urdhër-arresti.", njofton policia.

 

Të fundit