Flash News

E-TJERA

I kërkuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 34-vjeçari

I kërkuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, gjatë ndalimit, këtij shtetasi i janë sekuestraur më cilësinë e provës materiale, lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Me datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç.

Njoftimi i plotë:                                  

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit